Shpërthim me tritol në Ishull-Lezhë

20 October 2026, 08:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Shpërthim me tritol në Ishull-Lezhë

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në mesnatë në Ishull-Lezhë.

Sipas informacionit paraprak, lënda plasëse ka shpërthyer në një magazinë që përdorej për mbajtjen e materialeve shtëpiake, duke shkaktuar dëme materiale në llamarinën që mbulonte objektin.

Deri më tani, nuk ka informacion të konfirmuar për persona të lënduar. Rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes mbeten për t’u sqaruar.


Video