VIDEO/ Polici kërcënon gazetaren e Top Channel: Ik nga këtu se t’i qerrova sytë

19 October 2026, 21:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

VIDEO/ Polici kërcënon gazetaren e Top Channel: Ik nga këtu se

Një episod i tensionuar është regjistruar gjatë protestës në kryeqytet, ku një efektiv i Policisë së Shtetit dëgjohet duke i drejtuar fjalë kërcënuese gazetares së Top Channel, Kristi Gongo.

Në pamjet e publikuara, polici i kërkon gazetares të lëvizë nga vendi ku po qëndronte dhe, në vijim, i drejtohet me shprehjen: “Ik nga këtu se t’i qerrova sytë”, në një situatë ku ajo po filmonte zhvillimet gjatë protestës.

Nga pamjet, efektivi duket se kërkon që kamera të largohet, ndërsa komunikimi i tij ndaj gazetares shoqërohet me tone të ashpra.

 


Video