Si po fabrikohet thashethemi nga Belinda Balluku për “fletëthirr...
19 October, 16:19Fokus

Spitali i Traumës në Tiranë ka mbetur pa energji elektrike, siç tregojnë disa video nga ambientet e tij të siguruara nga Vox News.
Deri tani nuk dihet shkaku i ndërprerjes së energjisë.
Situata merr vëmendje të veçantë pasi në Spitalin e Traumës këto ditë po marrin trajtim mjekësor edhe efektivë policie dhe protestues të lënduar gjatë protestës në kryeqytet.
Ndërprerja e dritave ngre pikëpyetje për kushtet në të cilat po ofrohet shërbimi shëndetësor në këtë strukturë.
Megjithatë, deri në këto momente nuk ka informacion të konfirmuar nëse ndërprerja ka ndikuar te pacientët apo te funksionimi i shërbimeve mjekësore.