
Një grup pedagogësh në Shqipëri kanë dalë me një reagim lidhur me protestën studentore, teksa janë shprehur në mbështetje të studentëve. Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë njofton se nesër pedagogët do të marshojnë Spara Universitetit Politeknik të Tiranës.
Njoftimi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë:
Sindikata e Pedagogëve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) ka qenë në përkrahje dhe pjesë e protestës së studentëve të filluar prej 6 ditësh. Ajo po ndjek me kujdes dhe shqetësim të jashtëzakonshëm dhunën policore, e cila nuk njeh më as protokolle institucionale dhe as humanizëm njerëzor. Në keto kushte ju ftojmë: të martën, datë 20 tetor 2026, ora 10:00, në një marshim solidariteti me moton “STOP DHUNËS NDAJ STUDENTËVE”, Sheshi para Universitetit Politeknik - UPT.
Pjesëmarrja jonë është detyrim qytetar e njerëzor e në funksion të mbrojtjes së jetës së studentëve e shtrimit të një rruge për dialog. Një pjesëmarrje sa më e madhe tregon se elitat reale ekzistojnë dhe janë në pozicionin që u takon në të mirë të kombit tonë.