Rama: Protestat janë një luftë hibride, sulmet organizohen nga duar të stërvitura dhe aktorë të huaj

20 October 2026, 08:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama: Protestat janë një luftë hibride, sulmet organizohen nga
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar protestat që po zhvillohen gjatë këtyre ditëve në Tiranë si një luftë Hibride që funksionon duke përdorur shqetësimet reale të qytetarëve.

Rama tha gjithashtu se përmes sulmeve po krijohet ideja sikur po digjet e gjithë Shqipëria, por në fakt sipas tij, sulmet janë të organizuara nga duar të stërvitura për këtë punë, vetëm në një perimetër të paracaktuar.

“Interesa të lidhura me natyrisht paranë, me politikën, me pushtetin, në kuptimin e nevojës ulëritëse për të përdorur këtë shqetësim social dhe për ta kthyer në valë gurësh për të rrëzuar qeverinë me imponimin e dhunës, gjë që s’ka për të ndodhur kurrë, por që rëndon në mënyrë dramatike në psikologjinë e qytetarëve. Krijon idenë se këtu po digjet e gjithë Shqipëria, ndërkohë që ky është një sulm i organizuar në një perimetër të mirëpërcaktuar, që orkestrohet nga duar që janë të stërvitura për këtë punë, që ushqehet me benzinë si një zjarr i brendshëm nga aktorë të huaj. Kjo kuptohet dhe tani po bëhet një çështje e madhe në të gjithë Europën. Është një luftë hibride që funksionon sepse bazohet te shqetësime reale, jo te fantazira. Sigurisht që janë reale shqetësimet për të nesërmen e sigurt në raport me strehimin dhe mundësitë për të patur më shumë”, tha mes të tjerash Rama.

 


Video