Yuri Kim takon ambasadorin e Turqisë në Shqipëri: Jemi me miqtë tanë turq në këtë kohë të vështirë

8 February 2023, 13:09Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Yuri Kim takon ambasadorin e Turqisë në Shqipëri: Jemi me

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim është takuar me homologun e saj turk,  të cilit i ka shprehur ngushëllimet për vuajtjet e shkaktuara nga tërmetet në Turqi.

Nëpërmjet një postimi në twitter, Kim shkruan se SHBA është me Turqinë në këto kohë të vështira.

“Në emër të ambasadës amerikane në Tiranë, i shpreha mikut dhe kolegut tim, Tayyan Kagar Atay ngushëllimet më të thella për vuajtjet e shkaktuara nga tërmetet në Turqi. Ne jemi me miqtë tanë turq në këto kohë të vështira”, shkruan Kim.


Video