Byreku me gjizë i Taulant Ballës dhe ironia e Erion Braçes për deputetin

8 February 2023, 11:40Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Byreku me gjizë i Taulant Ballës dhe ironia e Erion Braçes

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka ironizuar mëngjesin e sotëm kolegun e tij në PS, Taulant Balla, por jo vetëm.

Me spond ai godet edhe Ministrinë e Bujqësisë. 

Pakënaqesitë ndaj Ballës lidhen kryesisht me mënyrën sesi ky i fundit po drejton Partinë Socialiste në qarkun e Fierit, duke emëruar personazhe të përfolur me lidhje me botën e krimit.  

Nga ana tjetër, Braçe është bërë kundërshtari kryesor i politikave të Ministrisë së Bujqësisë si dhe ka kritikuar lënien pas dore të një prej degëve kryesore të ekonomisë së vendit, siç është Bujqësia. 

Kështu, postimit në facebook të Taulant Ballës, në të cilin ai njoftonte se ndodhej në Lushnjë dhe kishte ndaluar për të ngrënë byrek në një prej byrektoreve të famshme në zonë, Braçe nuk ka nguruar ta ironizojë. 

Pasi shpreh shqetësim për ngricat dhe dëmet që mund të shkaktojnë në bujqësi, Braçe shkruan: Ndjesë që nuk po ha byrek, jo për gjë po di me çfarë bëhet gjiza. 

Vetëm para pak kohësh Braçe shprehu shqetësimin se bulmeti në vend, si gjiza, qumështi, apo djathi, kanë përqindje të larta të qumështit pluhur dhe vajit të palmës.

“Mirëmëngjesi! Ngrica e thella si këto prej së dielës, përkeqësojnë thatësirë, ngrijnë burimet ujore! Por nuk do të zgjasë shumë! Shirat rikthehen e bimët në toka nuk duhet të kalben prej lageshtirës! Në Goricaj, me Avni Sulën dhe punëtoret e  Bordit, për punën e përditshme; NUK NDALET!

VO: Aaaa ndjesë që nuk po ha byrek; jo për gjë po di me çfarë bëhet gjiza!”


Video