Ministri i Brendshëm, Taulant Balla tashmë gjendet kudo në shkolla në fikjen se zjarreve në çdo incident që përfshinë dikasterin e tij dhe jo vetëm.
Ajo që ra në sy këtë verë ishte mikpritja që ministri u bënte turistëve duke vajtur deri në dogana dhe ju uruar mirëseardhjen.
Balla nuk harronte tu tregonte turistëve se ai ishte ministri i Brendshëm dhe ju uronte pushime të mbara në Shqipëri.
Së fundmi ministri Balla zbret në Lushnje dhe takon turistët që kanë ardhur të rregullojnë dhëmbët në Shqipëri.
Balla interesohet për dhëmbët e turistëve dhe i pyet si janë, sipas ministrit ky është një turizëm dentar.
Por duket se montazhieri i videos është kujdesur, duke mbuluar gafën e ministrit Balla i cili ngatërron “turismo Stomatologo” me “turismo dentare”.
©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.