VIDEO/ Deputeti rus merr fjalën, Salianji dhe homologët e tij nga vendet e BE-së largohen nga salla

16 October 2022, 20:16Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Deputeti rus merr fjalën, Salianji dhe homologët e tij nga
Momenti i largimit

Në mbledhjen e 145-të e Asamblesë Parlamentare të Unionit Ndërparlamentar në Ruanda, me pjesëmarrjen e deputetëve nga 178 shtete, është bërë edhe një herë thirrje për t’i dhënë fund okupimit të Ukrainës nga Rusia dhe ka miratuar rezolutën që dënon “pushtimin e Ukrainës dhe aneksimin e territoreve nga Federata e Rusisë, në mbrojtje të integritetit territorial të të gjitha shteteve”.

Në momentin që fjalën e mori deputeti drejtues i delegacionit të Federatës Ruse, delegacioni i Shqipërisë u largua nga salla bashkë me deputetët e vendeve të BE-së.


Lidhur me këtë veprim, ka patur një reagim dhe nga deputeti i PD-së, Ervin Salianji, i cili u largua nga salla si pjesë e delegacionit shqiptar. Në një postim në rrjetet sociale, ai shprehet: 

"Kigali, Rëanda. Mbledhja e 145 e Asamblesë Parlamentare të Unionin Ndërparlamentar me pjesëmarrjen e deputetëve nga 178 shtete.

Lufta në Ukrainë dominoi diskutimet e Asamblesë  ku pjesa dërrmuese e delegacioneve dënuan agresionin e paprovukuar rus ndaj Ukrainës!

Delegacioni i Shqipërisë si pjesa dërrmuese e delegacioneve botërore mbështetëm rezolutën emergjente ku dënohet agresioni ndaj Ukrainës. Asambleja e 145 e IPU-se ka bërë thirrje për t’i dhënë fund okupimit të Ukrainës nga Rusia dhe miratoi rezolutën me titull: Dënojme pushtimin e Ukrainës dhe aneksimin e territoreve nga Federata e Rusise, në mbrojtje të integritetit territorial të të gjitha shteteve.

Asambleja e fokusoi debatin tek rritja e autoritetit të parlamenteve në kontrollin e qeverive, mbrojta e statusit të deputetit, promovimi i të rinjve në politikë, foricimi i bashkëpunimit ndërparlamentar për të ndarë eksperiencat më të mira. Vëmëndje të rëndësishme morên rastet e ndalimit të hapësirave demokratike në parlamentet e vendeve autokratike! Çdo vend është nën monitorim për ruajtjen e standarteve të demokracisë!"


Video