Disa ditë pasi dy shkolla në Tiranë u mbyllën me urdhër të presidentit turk Rexhep Taip Erdogan sepse ato ishin, me sa duket, “qendra terroriste” të drejtuara nga kleriku i mërguar Fethullah Gulen.
Gazeta greke ‘Ekathimerini’ shkruan se kryeministri shqiptar, Edi Rama udhëtoi për në, Ankara ku do takohej me liderin islamik.
Sipas ‘Ekathimerini’, shqiptarët mësuan për udhëtimin nga një fotografi që ai postoi në rrjetet sociale ku shfaqet me Erdoganin, pa dhënë komente të tjera. Prandaj, nuk është e habitshme që spekulimet rreth qëllimit të vizitës së tij u përhapën në sferën publike.
Zgjidhja e misterit erdhi vetëm pak ditë më vonë, në Strasburg, duke folur në Asamblenë e Këshillit të Evropës, Rama këndoi lavdërimet e Erdoganit me aq pasion sa shkaktoi reagime.
Frustrimi u përhap kur ai sulmoi, me sarkazëm përfaqësuesen e së Majtës së Bashkuar Evropiane, deputeten greke Nina Kasimati, e cila e kritikoi atë për rehati me Turqinë. Si rezultat, krerët e grupeve politike në këshill anuluan një darkë që kishin organizuar për nder të tij.
Rama zgjodhi atë forum për të lavdëruar “vëllain e tij të madh” dhe aleatin e tij strategjik në sytë e evropianëve, të cilët gjithashtu janë vënë në shënjestër të kërcënimeve të Erdoganit.
Ka diçka kontradiktore dhe të pashpjegueshme në aspektin politik në këtë “romancë” mes kryeministrit shqiptar dhe presidentit turk. Sepse ashtu si Rama kërkon ta bashkojë vendin e tij më fort me axhendën islamike të Erdoganit, njerëzit në Shqipëri i kanë sytë e kthyer fort nga Perëndimi dhe mënyra e tij e jetesës.
Populli shqiptar, dhe veçanërisht të rinjtë, po largohen me tufa nga vendi dhe jo sepse po kërkojnë "parajsën" e Erdoganit, siç përshëndeti Rama. Eksodi është bërë aq i mprehtë në fakt, sa ambasadori britanik në Tiranë i bëri thirrje të rinjve shqiptarë që të mos braktisin vendin e tyre.
Dhe nëse, siç pretendon Rama, interesat e Shqipërisë qëndrojnë në anën tjetër të Egjeut, atëherë pse vendi dëshiron të jetë pjesë e NATO-s dhe Bashkimit Evropian?
A mund të jetë, në vend të kësaj siç thuhet hapur në Shqipëri dhe pëshpëritet në sallat e diplomacisë evropiane që janë interesat personale të Ramës që po e çojnë atë në këtë valle të çuditshme ballkanike me Erdoganin?
Dhe a do të pranojnë evropianët një Shqipëri satelit turk në Adriatik dhe Mesdheun qendror?
Natyrisht jo, por në mungesë të një alternativë të qëndrueshme, ata janë të detyruar të fusin të gjitha vezët në shportën e Ramës. Shtetet e Bashkuara, megjithatë, thuhet se "po bëjnë pazar./Marrë nga Ekathimerini përshtati VoxNews.