“I kam thënë mirupafshim përgjithmonë”, Berisha zbulon se me kë “i ka larë duart”: Jam ndarë nga ai armik

16 October 2022, 08:02Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“I kam thënë mirupafshim përgjithmonë”, Berisha
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar detaje nga jeta e tij, ku për herë të parë zbuloi se dikur kishte pirë duhanin. I ftuar në emisionin ‘Why?Not’, Berisha tha se e kishte lënë në 1977.

“Cigaren nuk e pi, e kam lënë në vitin 1977 dhe se kam vënë kurrë më në gojë. Kam vullnet të hekurt. Cigarja është realisht një armik i njeriut, i faktuar nga mijëra studime. Ka edhe individë që në moshën 90-vjeçare që e pinë dhe nuk kanë parë ndonjë dëm, por ky është përjashtim.

Rregulli është se cigarja është e dëmshme. Pasi kam menduar gjatë dhe kam arritur në përfundimin se ky është një armik unë jam ndarë, i kam thënë mirupafshim përgjithmonë. Albert Kamy thotë: Duhet të jesh mik i të gjitha kënaqësive normale por jo skllav i tyre. Njeriu nuk duhet të skllavërohet, kur sheh që ka dëmtime stop”, tha Berisha.


Video