Bajram Begaj ka shkarkuar këtë fundjavë 25 punonjës të administratës së Presidencës.
Mediat raportojnë se 17 prej punonjësve të shkarkuar janë me status të nënpunësit civil.
Pjesa më e madhe e këtyre personave kanë shërbyer për shumë presidentë dhe e kanë fituar vendin e punës me konkurs DAP-it.
Kjo valeëshkarkimesh vjen pas disa dorëheqjeve nga disa prej këshilltarëve të ish-presidentit Ilir Meta në muajt korrik dhe gusht, por edhe disa shkarkimeve në muajin shtator, ku më i bujshmi ishte ai i Edvin Zhvarc.
Edvin Shvarc i ka shërbyer 5 presidentëve në 19 vjet. Por me ardhjen e Bajram Begajt në krye të shtetit ai është larguar nga puna.
Ky veprim i Presidentit Begaj u kritikuar në media, si dhe në rrjetet sociale nga gazetarë dhe politikanë, të cilët kamë shfaqur respekt ndaj Edvin Shvarc.