“Vëllezër, jemi me ju”, Xhelal Mziu ngatërron flamurin e Kosovës me atë të Somalisë (Foto)

2 August 2022, 10:25Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Vëllezër, jemi me ju”, Xhelal Mziu ngatërron
Xhelal Mziu

Deputeti i Partisë demokratike, Xhelal Mziu ka shprehur e shqetësimin e tij për situatën në veri të Kosovës. Teksa shpreh solidaritetin me “vëllezërit Kosovarë”, Mziu ka postuar dhe dy flamurët krah njëri-tjetrit.

Mirëpo ajo që bie në sy është se Mziu e ka ngatërruar flamurin e Kosovës me atë të Somalisë. Këtë gjë ia ka vënë në dukje edhe një komentues, por Mziu nuk ndryshon qëndrim.

Edhe pse komentuesit e kanë vënë re këtë gafë të Mziut, deputeti dibran nuk e ka pranuar diçka të tillë në komente, por postimin pa kaluar shumë minuta e ka ndryshuar duke vendosur flamurin e Kosovës.



Video