Komisioneri për zgjerimin Oliver Varhelyi në konferencën për shtyp me kryeministrin Rama pas Samitit BE-Ballkani Perëndimor, u shpreh se në Bruksel ka dakordësi për hapjen e negociatave për Shqipërinë për hapjen e negociatave për grup-kapitullin e parë.
"Ju dëshironi të flas për Shqipërinë në mënyrë negative?! Nuk e bëj dot. Nuk dëshiroj ta bëj. Hapat tuaja e kanë treguar se çfarë keni arritur. Mos harroni ku ishit në tetor 2019 dhe shihni ku jeni tani. Ne jemi dakordësuar në Bruksel për Shqipërinë që është gati të hap negociatat për grup-kapitullin e parë. Sado teknik është si proces nuk e kuptoj se pse nuk e marrim dot si vendim. Po përpiqemi të ndihmojmë dhe në muajt në vijim të kemi takimin tjetër ndërqeveritar. Duam të hapim negociatat për grup-kapitullin e parë", u shpreh Varhelyi.