Vangjush Dako ende në SPITAL/ Detaje: Jashtë e “presin” 9 ditë burg për t’i shlyer dhe një dëshmi për tritolin tek hoteli!

18 September 2025, 12:19Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vangjush Dako ende në SPITAL/ Detaje: Jashtë e “presin” 9
FOTO: Vangjush Dako

Vangjush Dako vijon të qëndrojë në spitalin rajonal të Durrësit edhe pse duhet të rikthehet në qeli pas vendimit të Apelit të Posaçëm që e dënoi me 2 vite e tetë muaj burg për shpërdorim detyre.

Forcat e Burgjeve e kanë marrë atë në ruajtje, pasi mjekët kanë deklaruar se për shkak të problemeve me zemrën ai duhet të qëndrojë në spital.

Dako qëndroi 6 muaj në paraburgim dhe 13 muaj në arrest shtëpie, por kur Apeli e dënoi befas pësoi probleme me zemrën.

Ish-kryebashkiaku me gjasë do ta përfundojë dënimin që e mbyll me 27 shtator në spital e pastaj duhet të japë deklarime në polici pasi në hotelin në pronësi të tij u vendos lëndë plasëse e sipas hetuesve ishte mesazh kërcënues për vetë Dakon.


Video