U spostua nga Topalli, Evi Kokalari ndahet sërish nga Berisha: Puna ime në Shqipëri mbaron këtu

29 May 2022, 19:39Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U spostua nga Topalli, Evi Kokalari ndahet sërish nga Berisha: Puna ime
Evi Kokalari dhe Sali Berisha

Evi Kokalari ka bërë me dije se do të shkëputet nga jeta politike në Shqipëri duke vijuar me jetën e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kokalari thekson se me krijimin e kryesisë së re të Partisë Demokratike, puna e saj në Shqipëri përfundon këtu, duke shtuar se do të rikthehet në Amerikës për të vijuar jetën e saj.

“Urime kryesisë së re të PD.

Besoj se shumë janë dakord me mua kur them se puna ime në Shqipëri mbaron këtu dhe si e tillë, do ti kthehem jetës time të përditshme në Amerikë, biznesit, politikës dhe miqve.

Gjithsesi një gjë nuk ndryshon; fakti që vetëm një PD vërtet konservatore do ta nxjerr Shqipërinë nga moçali i korrupsionit. Një PD e qendrës apo e qendrës së djathtë, do të jetë thjeshtë një vazhdimësi e asaj që kemi njohur dekadën e fundit, dhe do ngelet një parti e pazareve.

Në kundërshtim, një PD e parimeve konservatore do të fokusohet tek populli dhe Shqipëria, dhe jo tek xhepat e saja.

Duke shpresuar për më të mirën,

Suksese të mëtejshme dhe Zoti ju bekoftë të gjithëve”, shkruan Kokalari.

Ditën e djeshme u zgjodh kryesia e re e PD, ku ra në sy rikthimi i Jozefina Topallit dhe mosdhënia e asnjë posti për Evi Kokalarin.

Aktivistja shqiptaro-amerikane nuk e ka kapërdirë dot faktin që ka qenë mbështetja më e zjarrtë e Berishës dhe nuk u vlerësua sa duhet nga PD.


Video