
Detaje të reja nga aksioni policor ditën e sotme, ku u ndalua një makinë e blinduar me drejtues Ramazan Rraja, nipi i deputetit të PS, Rahman Rraja.
Bashkë me Ramazan Rrajan është shoqëruar nga policia dhe djali i deputetit Rrahman Rraja, Rexhep Rraja, i cili pak vite më parë u akuzua për dhunimin dhe kërcënimin e një vajze.
Mësohet se policia po kryen kontrolle dhe verifikime për mjetet e blinduara. Deri më tani janë shoqëruar disa shoferë të mjeteve të blinduara, ndërsa 3 të tilla janë bllokuar.
Kujtojmë se Rexhep Rraja u arrestua në 30 shtator të vitit 2018, pasi u denoncua nga ish-e dashura e tij Xhisiela Maloku për dhunë dhe presion. Duke qenë se Rraja është djali i një deputeti, kjo gjë bëri që në këtë histori të përfshihet politika me akuza e kundër akuza.
Pas tërheqjes së denoncimit të Malokut, ajo më pas deklaroi se e kishte kallëzuar pasi ishte bërë xheloze, Rraja u la në shërbim prove nga Gjykata. Ndër të tjera, Xhisiela deklaronte se shumë herë dyshja digjnin njëri-tjetrin me cigare, si një mënyrë eksperimentimi.