U la jashtë listës, Naço: Rama vuri kritere të forta, në shtator bëhem avokat!

13 Mars 2025, 10:15Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nasip Naço

Deputeti Nasip Naço, për të cilin jeta parlamentare do të përfundojë së shpejti, pasi emri i tij mbeti jashtë listave të PS, nuk duket i prekur.

I pyetur nëse ndjen keqardhje për tërheqjen nga gara, Naço tha: “Falënderoj zotin Rama që vuri kritere të forta, që edhe ai që nuk e mendonte duhet ta kuptojë se vjen një ditë kur duhet të ikë”.

Sa i përket të ardhmes, Naço tha se do t’i rikthehet profesionit të tij si jurist.

Sigurisht, në shtator do të jem një avokat dhe ka nevojë ky vend, sidomos pas këtyre ngjarjeve, ka nevojë për avokat. Unë ia kam kthyer borxhin PS-së. As s’i kam borxh, as më kanë borxh", u shpreh deputeti.

 


Video