
Luan Baçi është treguar kritik me listën e koalicioni Euroatlantik për zgjedhjet e 11 majit, ku në listën e Fierit është emri i Sabrie Hoxhajt, e cila mohon të ketë plotësuar formularin për të qenë kandidate për deputete.
Baçi shprehet se duan të përdorin emrin e një demokrateje të shkëlqyer, për të penguar PD në fitoren e sigurt të 11 Majit.
“Hiqni dore nga keto veprime te turpshme, boll abuzuat dhe luajtet me demokratet, do te mbaheni mend si njerezit me qesharak, qe kane ekzistuar ndonjehere!”, shprehet ai.
Reagimi i Luan Baçit:
SABIRE HOXHAJ nje zonje fisnike, perfaqsuese e denje e Mallakastres, mesuese e shkelqyer, demokrate e nderuar, drejtuese e strukturave te larta te partia demokratike ne Mallakaster, ish kryetare komune ne Mallakaster, perfaqsuese e partise demokratike, kontribuese dhe faktor i rendesiahem ne proçesin e rithemelimit te partise demokratike, me kryetar profesor, doktor Sali Berishen!
Euroatlantiket qesharak dhe te shitur, duan te perdorin emrin e saj te nderuar ne listat e tyre te turpit, per te penguar demokratet dhe partine demokratike ne fitoren e sigurt te 11 Majit!
Hiqni dore nga keto veprime te turpshme, boll abuzuat dhe luajtet me demokratet, do te mbaheni mend si njerezit me qesharak, qe kane ekzistuar ndonjehere!