“Tirana Moons” vendoset në sheshin “Nënë Tereza”, Rama-arkitektëve: Shpresoj që t’i sillni fat kombëtares

11 Tetor 2025, 20:34Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Edi Rama

Një oaz i gjelbër kushtuar librit, i quajtur “Tirana Mooons”, është vendosur përkohësisht në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë.

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës në përurim, e përshkroi këtë instalacion si një hapësirë që do të udhëtojë.

“Kjo besoj është serpentina jonë, do qëndrojë për një çast këtu dhe pastaj do lëvizë”.

Ai vlerësoi iniciativën e artistëve dhe arkitektëve, që sollën këtë projekt në Shqipëri.

“Krisi ishte fiksuar ta sillte Hënën në Shqipëri… Ne duam të lëvizim me projekte të mëdha dhe masive”.

“Tirana Moons” vendoset në sheshin “Nënë

Kryeministri falënderoi të gjithë ata që kontribuan në ndërtimin e hapësirës, dhe bëri një thirrje, që të sillen sa më shumë libra.

Në fund, Rama shtoi me humor se çdo herë që mblidhen arkitektët në Tiranë, Shqipëria ka një ndeshje futbolli.

“Ka diçka interesante që duhet çkoduar. Sa herë që mblidhen arkitektë nga bota, Shqipëria luan një ndeshje futbolli. Shpresoj që t’i sillni pak fat lojtarëve tanë që luajnë sot jashtë. Faleminderit shumë për librat. Është kaq mirë që të kesh kaq libra dhe që dhurohen nga njerëz që duan të japin diçka për kënaqësinë e tyre. Një falënderim i madh për të gjithë ata që kontribuuan për ndërtimin e këtij projekti. Në Shqipëri gjeni gjithçka. Është thjesht çështje se kur. I gjen të gjithë këtu. Është thjesht çështje rrethanash që ato të jenë të duhura. Shijojeni dhe shiheni të gjithë nesër për të vazhduar këtë fundjavë kaq të veçantë.”, tha ai.


Video