Tension në protestën e opozitës, hidhet molotov në derën e Kryeministrisë (VIDEO+FOTO)

11 July 2024, 21:29Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tension në protestën e opozitës, hidhet molotov në
Molotov ne drejtim te Kryeministrise

Momente tensioni në protestën e opozitës.

Në momentin që ka marrë fjalën kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, protestuesit kanë hedhur molotov në drejtim të godinës së Kryeministrisë.

Ndërkohë, forca të shumta policore kanë krijuar tashmë kordonët dhe po u bëjnë thirrje protestuesve që ta ndërpresin sulmin.

“Të nderuar qytetarë, ruani qetësinë, ndërprisni sulmin me bomba molotov ndaj policisë dhe institucioneve. Organizatorët e protestës të marrin masa të largohen nga protesta personat e dhunshëm e të maskuar,” është thirrja që po bëhet nga policia me altoparlantë. 

Në muret e Kryeministrisë janë duke u shfaqur me anë të projektorëve edhe fytyrat e zyrtarëve të akuzuar nga opozita apo organet e drejtësisë.

 

 

 



Video