Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Pas takimit në Kryeministri me Edi Ramën, shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se kanë diskutuar për situatën në Ballkanin Perëndimor.
Përmes një postimi në platformën X, tha se gjithashtu kanë diskutuar për kontributet që Shqipëria po i jep aleancës dhe përgatitjet për Samitin e ardhshëm të NATO-s në Hagë.
“Kënaqësi që takova mikun tim Edi Rama përpara Samitit Politik Evropian në Tiranë ???????? sot. Diskutuam situatën në Ballkanin Perëndimor, kontributet që Shqipëria jep në Aleancë dhe përgatitjet për Samitin e ardhshëm të NATO-s në Hagë”, shkruan Rutte.