Tabaku zbardh bisedën me ambasadoren Yuri Kim në Kryesinë e Kuvendit

27 September 2022, 18:05Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tabaku zbardh bisedën me ambasadoren Yuri Kim në Kryesinë e
Yuri Kim, Tabaku dhe Gjonaj

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka reaguar pas takimit në Kryesinë e Kuvendit me ambasadoren amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, ku e pranishme në takim ishte dhe deputetja socialiste Etilda Gjonaj.

Përmnes një postimi në Twitter, Tabaku bën me dije se kanë diskutuar me shefen e diplomacisë amerikane në Shqipëri prioritetet e procesit të integrimit europian dhe rëndësinë e përfshirjes së Kuvendit në këtë proces.

Ndër të tjera, sipas Tabakut kanë diskutuar dhe mbi shqetësime e opozitës për  nismat e fundit qeveritare si: Amnistia Fiskale, Pasaportat e Arta dhe Legalizimi Kanabisit.

Postimi i plotë:

Sot diskutova me ambasadoren amerikane Yuri Kim prioritetet e procesit të integrimit europian, rëndësinë e përfshirjes së Kuvendit. S’ka rrugë tjetër veç përmbushjes së kushteve për të sjellë ndryshimin:Lufta korrupsionit, krimit të organizuar; zgjedhjet e lira&ndershme duhet të jenë kryefjala e politikës!

Gjithashtu fokus të veçantë me ambasadoren amerikane Yuri Kim morën dhe shqetësimet e opozitës & ekspertëve të pavarur mbi nismat e fundit qeveritare si:

Amnistia Fiskale, Pasaportat e Arta, Legalizimi Kanabisit që nuk janë projekte nën frymën e integrimit ndaj i duhet thënë stop !

E angazhuar për të mbikqyrur&kontrolluar punën e qeverisë në këtë proces; duhet ndryshuar mentaliteti administratës publike!

I bëj thirrje qeverisë ta përdorë procesin e integrimit si një mënyrë për tërheqjen e mijrave të rinjve të talentuar që janë larguar nga Shqipëria.


Video