‘STERILIZIMI’/ Deputetja e PD i drejtohet Beqajt: Faleminderit që rrëzuat mitin e shokut tuaj se nuk ka hajdut 2 metra!

12 November 2024, 13:49Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
‘STERILIZIMI’/ Deputetja e PD i drejtohet Beqajt: Faleminderit
Ilir Beqaj/ Elda Hoti/ Edi Rama

Deputetja Elda Hoti e nisi me ironi fjalën e saj në Komisionin për Sterilizimin teksa në sallë kishte ardhur Ilir Beqaj për të dëshmuar.

Hoti iu drejtua Beqaj duke thënë: Faleminderit që rrëzuat mitin e shokut tuaj se nuk ka hajdut 2 metra.

Duke iu referuar thënieve të Ramës për Beqajn vite më parë se nuk ka hajdut 2 metra.

Më tej lidhur me kërkesën e Beqajt për të përdorur power point në deklaratën e tij në komision ajo vijoi: "Propagandën vijojeni tek selia e Partisë Socialiste dhe jo tek Kuvendi i Shqipërisë".


Video