Spiropali flet si ministre e Jashtme: Integrimi në BE brenda vitit 2030, mision historik

11 Shtator 2025, 17:32Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ministrja Elisa Spiropali

Ka ardhur reagimi i parë nga Elisa Spiropali, e cila u emërua ministre e Jashtme, sot nga kryeministri Edi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo shprehet se posti i saj i ri është nder dhe përgjegjësi, ndërsa shton se integrimi i Shqipërisë në BE brenda vitit 20230 është një mision historik.

Spiropali shërbeu i kryetare e Kuvendit, ajo e mori zyrtarisht postin më 30 korrik të vitit 2024.

“Drejt Shqipërisë 2030!

Nder dhe përgjegjësi për mua që pas drejtimit të Kuvendit të Shqipërisë, të marr besimin e Kryeministrit Rama dhe Asamblesë Socialiste për të drejtuar Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme.

Integrimi i Shqipërisë në familjen tonë natyrale europiane brenda 2030-s nuk është thjesht objektiv politik, por misioni ynë historik.

Prestigji, forca dhe dinjiteti i Shqipërisë dhe i shqiptarëve kudo janë, kanë qenë dhe do të jenë detyra e nderi i jetës sime.

Me besim të palëkundur dhe shumë sfida përpara, ecim së bashku drejt të ardhmes europiane.

Mirënjohje.”, shprehet ajo.


Video