Spanja zhvendos një sistem të mbrojtjes ajrore për të garantuar samitin e NATO-s

3 July 2023, 18:43Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Spanja zhvendos një sistem të mbrojtjes ajrore për të

Ushtria spanjolle po zhvendos një sistem të mbrojtjes ajrore të stacionuar në Letoni, në Lituaninë fqinje për të ndihmuar në mbrojtjen e samitit të NATO-s, që do të zhvillohet javën e ardhshme, në Vilnius.

“Ne mund të konfirmojmë se Spanja po kontribuon në sigurinë e samitit të NATO-s, në Vilnius me një njësi të mbrojtjes ajrore NASAMS”, tha ambasada spanjolle.

Samiti i NATO-s do të zhvillohet në Vilnius më 11 dhe 12 korrik, Gjermania ka transferuar njësitë e mbrojtjes ajrore “Patriot” në Lituani për të siguruar mbrojtjen e samitit.

NASAMS, ose sistemi kombëtar i avancuar i raketave sipërfaqe-ajër, u prodhua bashkërisht nga Norvegjia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sistemi është projektuar për të kundërshtuar sulmet nga ajri me drone, raketa ose avionë.


Video