Sot seanca në GJKKO për të marrë në pyetje Sali Berishën

24 October 2023, 08:18Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sot seanca në GJKKO për të marrë në pyetje Sali
Sali Berisha

Pavarësisht refuzimit të ish-kryeministrit Sali Berisha për të firmosur procesverbalin e policisë për njohjen me masën e sigurisë, Gjykata e Posaçme ka caktuar ditën e sotme për ta marrë në pyetje, si person në hetim për akuzën korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë, sa i takon çështjes së privatizimit të kompleksit sportiv Partizani.

Seanca pritet të zhvillohet sot në orën 14:00, ndërsa një ditë më parë GJKKO vendosi të lërë në burg Jamarbër Malltezin, dhëndrin e Sali Berishës, si edhe detyrim paraqitjeje për ndërtuesin Fatmir Bektashi.

Ndaj ish-kryeministrit Berisha janë vendosur masat e sigurisë ‘detyrim paraqitjeje’ dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”.

Vetë Berisha, si edhe avokati i tij Genc Gjoktuaj thotë se kjo procedurë është e jashtëligjshme dhe se është shkelur Kushtetuta nga SPAK. Policia e Shtetit ka tentuar mbrëmjen e kaluar, por edhe të shtunën, që ta njoftojë ish-kryeministrin me masën e sigurisë, por Berisha i ka shmangur.


Video