FOTOT: Sllovenia "shkrin akujt", Rama dhe Kurti shtrëngojnë duart

28 August 2023, 07:45Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTOT: Sllovenia "shkrin akujt", Rama dhe Kurti shtrëngojnë
Rama dhe Kurti në Slloveni

As në Tiranë e as në Prishtinë, por Kryeministri Albin Kurti dhe Edi Rama janë takuar në një konferencë në Slloveni. Ata kanë shtrënguar duart teksa ishin të ftuar në darkën e mikpritjes së Kryeministrit të Sllovenisë, Robert Golob, me kolegët e rajonit në vigjilje të Forumit Strategjik të Bledit.

E pranishme në këtë darkë mes liderëve të tjerë është edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut.

Edhe në fotot e tjera, gjatë darkës Kurti e Rama kanë zgjedhur të jenë pranë. Mirëpo, në disa momente Kurti shikonte Ramën nga larg i cili bisedonte me të ftuarit e tjerë. 



Video