Skandali/ Devollët heqin sinjalin e Top Channel në Kosovë për shkak të intervistës me Albin Kurtin

8 Shkurt 2025, 22:22Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Albin Kurti perballe Grida Dumes ne Top Channel

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur sonte për Grida Dumën ne Top Channel mbi mandatin e tij 4 vjeçar dhe ambicien për ta qeverisur Kosovën si forcë e vetme edhe për një mandat tjetër.

Por një akt i paprecedentë ka ndodhur në Kosovë. Një aktivist i Vetëvendosjes ka denoncuar se 'ArtMotion' ka hequr Top-Channel-in nga platforma që të mos iu mundësojë qytetarëve të Kosovës që shfrytëzojnë këtë platformë të ndjekin intervistën e Kurtit.

'ArtMotion' sot e paska ndërruar renditjen e kanalit ose hequr krejtësisht ‘Top-Channel’ -in për të penguar/pamundësuar qytetarët që shfrytëzojnë këtë platformë të ndjekin intervistën e Kryeministrit Kurti. Deri këtu ka mbërritur puna. Kjo është mbivendosje e oligarkisë mbi të drejtën e qytetarëve që kanë paguar ato shërbime dhe nuk mund t’i marrin. Ky është oligarku që vet do ta bëjë ligjin. Oligarku që do të jetë mbi shtetin, mbi Republikën. Prandaj, nesër votohet për dy opsione: Për Republikën dhe Kundër Republikës”, shkruan aktivisti Arlind Manxhuka në rrjetet sociale.

Skandali/ Devollët heqin sinjalin e Top Channel në Kosovë

Por kjo nuk është hera e parë që 'ArtMotion' bën një bllokim të paprecedentë ndaj Top Channel. Kjo platformë bllokoi para tre vitesh edhe nisjen e “Big Brother Vip” në Top Channel.

ArtMotion është një kompani që ka distribucionin kryesor të shpërndarjes së kanaleve televizive në Kosovë.

Ajo menaxhohet nga vëllezërit kontrovers Shkëlqim dhe Blerim Devolli, të cilët prej kohësh janë në konflikt të hapur me qeverinë e Kosovës dhe me vetë kryeministrin Albin Kurti.

Me bllokimin e Top Channel, ArtMotion ka shkelur dhe marrëveshjen me DigitAlb, për shpërndarjen e Top Channel në territorin e Kosovës.

©CopyrightVoxNews

Ky artikull është ekskluziv i VoxNews, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar VoxNews dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Video