Big Brother VIP në Top Channel ka nisur sonte rrugëtimin me një tjetër edicion me personazhe të njohur të showbizzit, artit dhe jetës sociale.
Reality show nis sot për të qëndruar me publikun për 100 ditë me plot surpriza, dramë, lojëra, të qeshura dhe lot.
Por duket se shqiptarët e Kosovës nuk do ta ndjekin në mënyrë normale Big Brother VIP Albania. Kjo pasi ‘Art Motion’, kompania e ngjashme me Digitalb, që kontrollohet nga vëllezërit e shumëpërfolur Devolli, kanë bllokuar transmetimin e Top Channel në Kosovë, fiks në orën 21:00.
Skandali bëhet më i rëndë, pasi ka një kontratë për transmetimin e Top Channel në Kosovë, të cilën ‘Art Motion’ nuk e ka respektuar.
Ky mos respektim kontrate dhe ndërprerje e sinjalit të Top Channel, kuptohet qartë që bëhet për arsye xhelozie. ArtMotion po transmeton një kopje të shëmtuar të BBVIP në Kosovë dhe që me nisjen Big Brother VIP në Top Channel do ta humbasë edhe atë pak audiencë që ka.
Big Brother Vip Albania njofton shikuesit e Kosovës që të ndjekin reality show në kanalin zyrtar të Top Channel në Youtube.
Aktualisht po e ndjekin mbi 70 mijë njerëz live në Youtube.