Rrezikon burgun, shtyhet sërish seanca për Ervin Salianjin

17 October 2022, 11:36Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rrezikon burgun, shtyhet sërish seanca për Ervin Salianjin
Ervin Salianji dhe kolegët e tij të PD para Gjykatës

Është shtyrë në Gjykatën e Apelit seanca për dosjen “Babale”. 

Seanca e radhës do të mbahet më 9 nëntor, në orën 14.00.

Deputeti Ervin Salianji ishte i shoqëruar sot para Gjykatës nga kolegët e tij të Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, Luan Baçi, Agron Gjekmarkaj, Gazment Bardhi, Saimir Korreshi, Arbi Agalliu e të tjerë.

Ditën e sotme pritej që në në Gjykatën e Apelit në Tiranë të jepej vendimi për dosjen “Babale”.

Ervin Salianji u shpall fajtor për veprën penale “kallëzim i rremë” në lidhje me çështjen “Babale”.

Çështja në fjalë u çua në Apel nga edhe nga gazetari Jetmir Olldashi i cili u dënua me 6 muaj burg, të cilat iu konvertuan në 100 orë shërbim komuniteti.

Nëse Apeli do të konfirmojë vendimin e Shkallës së Parë atëherë deputeti Salianji, rrezikon burgun. Salianji dhe gazetari Jetmir Olldashi u shpallën fajtorë nën akuzën e ‘kallëzimit të rremë’ lidhur me inskenimin e audio-përgjimit me qëllim përfshirjen e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj në trafikun e drogës. Gjykata Penale vendosi 1 vit burgim për deputetin demokrat me akuzën e kallëzimit të rremë kryer në bashkëpunim.


Video