Rishikim të reformës në drejtësi/ PS kërkon ndryshime, Berisha refuzon çdo ndërhyrje në sistem!

6 Shkurt 2026, 15:21Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ulsi Manja/ Sali Berisha

Mazhoranca nuk tërhiqet nga ideja e saj e kahershme për të rishikuar reformën në drejtësi.

Qëndrimin e shumicës qeverisëse e përfaqësoi në emisionin Top Story kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja.


Kur kanë kaluar 10 vjet nga miratimi konsensual në parlament, PS dhe PD kanë ndryshuar pozicionet për reformën në drejtësi.

Sali Berisha i mbylli derën prekjes së sistemit, të paktën për momentin: “Partia Demokratike nuk bëhet pjesë në mënyrë absolute e asnjë ndërhyrje”.

Prioritet i momentit për Sali Berishën është largimi i Edi Ramës, të cilin e akuzoi se po hedh në erë procesin e integrimit me dy dosje, AKSH-në dhe Ballukun.

“Burime shumë serioze informojnë se për diskutimet e gjera që po zhvillohen në kancelaritë evropiane dhe në BE, në të cilat nuk përjashtohet edhe opsioni i zhbërjes së plotë të procesit të integrimit në BE për shkak të këtyre qëndrimeve antikushtetuese, antidemokratike, antiligjore që mban Edi Rama në rastin e dosjes së tij, por në aparencë Ballukut dhe AKSHI-t”, tha Berisha.

Berisha paralajmëron se Ramën do ta largoje me kryengritje paqësore, e radhës është ajo e 10 shkurtit.


Video