Rama shpërndan fjalimin në OKB ku kërkoi njohje për Kosovën dhe ironizon: Ja si flet "vëllau i Vuçiçit"

28 September 2024, 22:49Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama shpërndan fjalimin në OKB ku kërkoi njohje për
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka publikuar fjalimin që mbajti në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara, ku kërkoi njohje të Kosovës nga pesë shtete europiane.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama me ironi thotë se si flet “një tradhtar i vërtetë i Kosovës”.

Ai thekson me këtë rast iu dërgon të fala vëllazërore të gjithë atyre që prej Kosove e shajnë me nënë dhe babë, duke e konsideruar “vëllain e Vuçiçit”.

“Ja si flet një tradhtar i vërtetë i Kosovës, i cili me këtë rast iu dërgon të fala vëllazërore krejt atyre që prej Kosove, e shajnë me nanë e me babë si “vëllaun e Vuçiçit”, shkruan ai.

Rama shpërndan fjalimin në OKB ku kërkoi njohje për
Postimi i kryeministrit Edi Rama

Video