Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga biseda "kokë më kokë" me kryeministrin e Mbretërtisë së Bashkuar, Rishi Sunak, në vizitën e parë zyrtare të një kryeministri shqiptar në Londër.
Rama ka përmendur emigrantët e paligjshëm duke thënë se në bashkëpunim po bëjnë maksimumin për të goditur rrjetet kriminale ndërsa theksoi se do të sigurohet që komuniteti shqiptar ndihet i sigurt në Britani.
Kreu i qeverisë shqiptare e ka ftuar homologun e tij britanik të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri.
“Sic e dini kjo është vizita e parë e një kryeministri shqiptar në këtë ndërtesë historikë të mermertë. Kemi bashkuar forcat me bindjen e plotë se na duhet të bëjmë maksimumin për të goditur rrjetet kriminale dhe për të shmangur që njerëz të pafajshëm të bien në grupin e këtyre rrjeteve. Ashtu siç djali që vjen me një gomone nuk është thjesht një shqiptar, por pjesë e një tabloje më të gjerë, po ashtu Dua Lipa është emigrante shqiptare që ka ardhur këtu si shumë të tjerë që kanë ardhur të ndërtojnë, këndojnë dhe punojnë për ju. Duam të sigurohemi që komuniteti ndihet i sigurtë dhe i nderuar këtu. Mollët e kalbura janë objekti ynë i përbashkët për të fituar këtë betejë. Sa i takon sigurisë jemi më shumë të interesuar për të forcuar bashkëpunimin tonë. Ndjej se ka angazhim serioz nga ana juaj dhe pres me padurim që të bëj më të mirën bashkë me ju. Dua t’ju fitoj në Tiranë se asnjë kryeministër britanik nuk e ka vizituar Shqipërinë që prej kohës së Winston Churchill”, tha Rama.
Nga ana tjetër, Sunak ka përmendur menjëherë çështjen e emigrantëve të paligjshëm duke thënë se ndihet i lumtur për progresin e bërë ndërsa i ka theksuar se ka dëshirë që të diskutojë për ekonominë dhe për sigurinë kibernetike.
“Është kënaqësi e madhe t’ju uroj mirëseardhjen në Mbretërinë e Bashkuar, në Doëning Street sot. Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria qartazi kanë tashmë një partneritet të fortë dhe presim me padurim të thellojme këtë marrëdhënie me ju sot. Por po kështu ka më shumë kjo marrëdhënia jonë për të folur, që është forcimi i bashkëpunimit tonë ekonomik, tregtisë, sigurisë, sidomos lufta kundër sulmeve armiqësore dhe kibernetike me të cilat është përballur Shqipëria.” – u shpreh Kryeministri britanik Sunak.
Në takim u vlerësua progresi i bërë në drejtim të luftës kundër migracionit të paligjshëm në respektim edhe të marrëveshjeve të përbashkëta të nënshkruara për këtë qëllim.
“Vitin e kaluar kemi nënshkruar një komunikatë për të luftuar migracionin e paligjshëm dhe jam shumë i kënaqur me progresin e bërë në këtë drejtim.” – u shpreh Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar gjatë takimit.