Nis seanca për Mediun, ish-ministri mungon në GJKKO

23 Mars 2023, 14:17Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Nis seanca në Gjykatën e Posaçme për ish-ministrin e Mbrojtes Fatmir Mediu.

Mediu nuk ka ardhur dhe do të përfaqësohet nga avokatët Ardian Visha dhe Henrik Ligori. Në gjykatë janë edhe familjarët e Edison Durdajt që vendosën në lëvizje SPAK për të rihapur çështjen.

SPAK kërkon kalimin e çështjes për gjykim për dy akuza "Shpërdorim detyre në bashkpunim" dhe “Shpërdorim detyre në kuadrin komandues ushtarak”.

Avokatët do të kërkojnë pushim te çështjes me argumentin se është parashkruar vepra penale.

Nëse kjo kërkesë nuk pranohet nga gjykata do të kërkojnë gjykim të shkurtuar. Gjyqtarja e çështes është Irena Gjoka.


Video