Kryeministri, Edi Rama, ka deklaruar gjatë konferencën e fundvitit me gazetarët se maxhoranca socialiste nuk do kërkojë konsensus ne komisionin bipartizan në Kuvend për reformen zgjedhore, por do synojë të arrijë shumicën aritmetikë, duke bashkuar votat me deputetë të caktuar.
Rama akuzoi demokratët e Berishës për të cilët tha se në Parlament ka humbur “bipartizanizmi’ dhe se aty ka tashmë ‘ partizanë’ dhe shumë “ballistë”.
“Ndryshimi i sistemit zgjedhor, kemi një proces të reformës zgjedhore në parlament, bazuar mbi idenë e komisionit bipartizane, kemi një parlament me shumë partizanë dhe shumë ballistë, mbase s’kemi pse e kërkojmë tek bipartizanizmi dhe pse e kemi humbur zgjidhjen.
Do shohim në proces dhe nëse duhen bërë disa ndryshime për të siguruar procesin e zgjedhjeve në lidhje me procesin e zgjedhjeve për mënyrë si funksionon lista, do kërkojmë të gjejmë konsesusin aritmetik dhe vetëm kaq. Në atë parlament s’ka më bipartizanizëm, por shumë partizanë dhe shumë ballistë”, tha Rama.
I pyetur për idenë e krijimit të një Republike Presidenciale, Rama tha s’e kjo temë nuk është hedhur asnjëherë për diskutim.
“S’kemi hyrë të kompetencat e Presidentit, s’di të kemi bërë gjë. Ashtu si kundër s’kuptova pyetja për Republikën Presidenciale. Nuk është ngritur ndonjëherë si temë”, tha ai.