Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

“Edi Rama do të pasojë Jens Stoltenberg në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s.”
Ky lajm u publikua pothuajse nga të gjitha mediat ditën e djeshme, të cilat i referoheshin postimit në Twitter të “akademikes gjermane” Suzana Starikov.
Megjithatë nga një vështrim i shpejtë në profilin e saj, rezulton se Suzana Starikov nuk ekziston fare si person, ky profil menaxhohet nga shqiptarët dhe mesa duket postimi ka pas për qëllim që të vërë në lojë mediat shqiptare.
Personi që fshihet pas “Suzana Starikov” njihet me realitetin shqiptar, u kthen përgjigje ndjekësve në shqip dhe pohon se postimi i saj nuk kishte synim përhapjen e “lajmeve të rreme" por ishte thjesht një shaka për 1 prill.
