Kryeministri Edi Rama në rubrikë "Sy ms'y", iu përgjigj një komentuesi që e pyeti se si ia kishte publikuar Alex Soros foton.
Komentet vijnë pas akuzave të kryedemokratit Sali Berisha i cili është shprehur se kryeministri është kukulla e Xhorxh Soros dhe se ai së fundmi ka fshirë fotot me të, pas ardhjes së Trump në pushtet.
"Alex Soros e kam pasur dhe e kam miq, dhe babanë e tij. Përrallat e historitë propagandistike që kërkojnë të lidhin gjëra që nuk kanë lidhje nuk më impresionojnë.
Siç kam ata miq, kam edhe të tjerë që nuk janë miq me ata, por unë nuk bëj spekulime me miqtë.
Lërini historinë mes amerikanësh t’i zgjidhin ata me njëri tjetrin. Mos gënjeni veten se jemi ne kërthiza e botës.
Mos ma qaj hallin mua për miqtë e mi.. Merr shih koleksionin e fotografive të mia do shohësh që kjo që po të them që kjo është mëse e vërtetë. Këto histori me kukulla mos i hani, se nuk ju çojnë asgjëkundi”-u shpreh Rama.