Rama do të mbledhë kabinetin qeveritar të martën

4 January 2024, 17:40Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama do të mbledhë kabinetin qeveritar të martën
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të mbledhë kabinetin qeveritar në datën 9 janar.

Sipas raportimeve, Rama do të bëjë një bilanc të vitit që lamë pas, ndërsa do të vendosë edhe objektivat për vitin 2024.

Tashmë është kthyer në "traditë" që Rama ta nisë vitin e ri me një mbledhje të kaibnetit qeveritar, siç ka ndodhur edhe më parë, në ndonjë restorant në periferi të Tiranës.

Sipas Ramës, viti 2023 ishte i suksesshëm, kryesisht në fushën e turizmit ku sipas shifrave të publikuara prej tij, Shqipëria u vizitua nga 10 milionë turistë.


Video