"Do drejtojë Himarën", Vangjel Tavo përgënjeshtron Kathimerinin: Nuk kam marrë asnjë propozim

4 January 2024, 11:32Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Do drejtojë Himarën", Vangjel Tavo përgënjeshtron
Edi Rama dhe Vangjel Tavo

Gazeta greke “Kathimerini” në një artikull të publikuar dje, shkroi se kryeministri Edi Rama ka nisur bisedimet për të gjetur një kryetar provizor për Bashkinë e Himarës.

Sipas kësaj gazete i përzgjedhur është ish-deputeti Vangjel Tavo.

Madje “Kathimerini”, guxoi të jepte edhe detaje nga takimi i supozuar mes Ramës dhe Tavos.

Sipas “Kathimerini-t”, në prag të Krishtlindjes, Vangjl Tavo, mori një telefonatë nga Edi Rama, i cili i kërkoi të takoheshin për "një kafe" në Tiranë.

Megjithatë Top News kontaktoi me ish deputetin Vangjel Tavo, i cili tha se “lajmi i publikuar në mediat greke nuk është i vërtetë. Nuk më ka ardhur propozim për të qenë kryetar i përkohshëm i bashkisë së Himarës dhe nuk kam dëshirë të angazhohem politikisht”.

 


Video