E ndërsa Sali Berisha mungonte në protestën e thërritur nga Ilir Meta(j) tek incineratori i Tiranës, djali i tij, Shkëlzeni ka qenë në shërbimin e kryetarit të Partisë së Lirisë.
Dhe skemën e ka zbuluar vetë Ilir Meta. Nga paaftësia apo nga shpejtësia, faqja e Ilir Metës në Facebook, duke transmetuar pamje nga protesta kishte “harruar” mbishkrimin në Facebook, ku ishte ende titulli i emisionit të Sonila Meços për vizitën e Albin Kurtit në Tiranë. Siç shikohet nga edhe nga fotot, duket qartë se faqja e Ilir Metës në Facebook menaxhohet nga gazetarët e Syrit, portalit të Shkëlzen Berishës.

Urojmë që Çim Peka mos ti pushojë gazetarët që menaxhojnë faqen e Ilir Metës, pasi pas disa minutash arritën ta kapin gafën që i nxorri zbuluar.