Komike! Militantët e Metës nga Berati vonohen për në protestë, Maliqi: Nuk e dinim... vendin

13 September 2022, 18:36Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Komike! Militantët e Metës nga Berati vonohen për në
Militantët e Metës nga Berati vonohen për në protestë

Ka nisur me një incident komik protesta e Partisë së Lirisë tek inceneratori i Tiranës. Përveç numrit të paktë në protestuesve, militantët e PL-së nga Berati nuk kanë mbërritur në protestë, për shkak se nuk dinin...adresën.

Ish-deputeti Lefter Maliqi, përfaqësues i qarkut të Beratit, ka folur për mediat pak para nisjes së protestës dhe është shprehur se qytetarë nga zona që ai përfaqëson janë nisur drejt Tiranës.

Ai tha se një grup tjetër ishte ende rrugës duke shkuar në vendin e protestës, për shkak se nuk e dinin adresën dhe janë vonuar. Megjithatë, ish-deputeti tha se ata ishin në rrugë dhe momente më vonë do i bashkohen tubimit.

“Unë jam me dhjetëra qytetarë të Kuçovës dhe të Beratit. Janë duke ardhur se nuk e dinim adresën dhe vendin e saktë, dhe për shkak të trafikut. Për 30 minuta do të jenë këtu. Ne ju përgjigjëm thirrjes së ish-presidentit Meta dhe kjo është vala e parë.

Këtu është vendi i krimi dhe kjo është gjëja më pikante e gjetur nga kryetari Ilir Meta. I cili në të gjitha betejat e tij ka qenë fitimtare. Partia e Lirisë dhe shqiptarët do të jenë më të bashkuar për t’i shkurtuar ditët kësaj qeverie. Për të fituar dhe zgjedhjet e ardhshmet”, u shpreh Lefter Maliqi.

 


Video