Ashtu siç ishte paralajmëruar nga vet Ilir Meta(j), po zhvillohet para inceneratorit të Tiranës protesta e organizuar nga Partia e Lirisë.
Siç mund ta shihni dhe në pamje e më poshtme me dron të sjella nga Vox News.al, ajo që vihet re është një pjesëmarrje e ulët e qytetarëve. Në protestë ka mbërritur dhe ish-presidenti Meta(j), ndërsa ndodhen dhe shumë figura të tjera të LSI-së së dikurshme dhe Partisë së Lirisë së sotme.
Ndërsa, vihet re se ndryshe nga çfarë ishte paralajmëruar, në protesta ka shumë pak nga eksponentë e PD-së. Gjithashtu, mungon dhe ish-kryeministri Sali Berisha, me arsyetimin se ka angazhime të tjera sipas burimeve nga selia blu.
Në protestë deri më tani nga PD të pranishëm janë Klevis Balliu dhe Edmond Spaho, teksa i pranishëm është edhe Ervin Salianji, i cili nuk është pozicionuar në asnjë kah në luftën e brendshme të PD-së.