“PS është oqean, një bie, mijëra ngrihen”, Rama vijon batutat në rrjetet sociale me Bashën: Kap ndonjë pasagjer demokrat se...

19 Mars 2025, 21:16Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama dhe Basha

Kryeministri Edi Rama ka vijuar sërish mbrëmjen e sotme replikat në rrjetet sociale me Lulzim Bashën. 

Në përgjigje të pyetjes së Bashës se ku i ka shokët, duke iu referuar ministrave dhe zyrtarëve të lartë socialistë që ndodhen pas hekurave, Rama iu përgjigj: “Mos ma qaj hallin mua. PS është oqean, një bie mijëra ngrihen. Nuk është kënetë si ajo kur ishe ti kur të përzunë,  por nuk është as lugë uji si kjo ku je zhyt”.

Duke ironizuar, kryesocialisti i thotë Bashës: “Ndalo kap ndonjë pasagjer demokrat, se gjynah po ti ha bufi të gjithë”.

Me sfondin e një kënge të Unikkatil, një pjesë të tekstit të së cilës Rama përsërit: Sa herë ke provuar, çdo herë ke dështuar.

“Pse nuk po kupton se nuk po shtyn me mu. Sa herë ke provuar çdo herë ke dështuar. Hajde provoje tash”, është pjesa nga kënga e Unikkatil që këndon Rama në video.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Video