A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus
Kreu i qeverisë Edi Rama ka thirrur sot në takim ministrat dhe deputetët e qarkut të Tiranës.
Mbledhja do të zhvillohet në godinën e kryeministrisë në orën 18:00.
Ky takim i thirrur nga Rama vjen një ditë pas shkarkimit të Veliajt nga posti i kryebashkiakut me shumicë votash në këshillin bashkiak të Tiranës ku PS dhe PD bashkuan votat.
Ndërkohë, nesër pritet që vendimi i këshillit bashkiak t’i kalojë këshillit të ministrave që ka fjalën e fundit për shkarkimin e Veliajt.
Bazuar në këtë fakt, takimi i thirrur mbrëmjen e sotme mund të ketë lidhje me shkarkimin e Veliajt dhe vendimit që do kalojë nesër në këshillin e ministrave.