"Do ikni dhe ju me turp si..."/ Flamur Noka akuza Peleshit: Keni spikatur si militant dhe ushtar!

24 September 2025, 10:32Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"Do ikni dhe ju me turp si..."/ Flamur Noka akuza Peleshit: Keni

Seanca plenare e sotme në Kuvend u shoqërua me tensione, ku deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka kritikuar Kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, për mënyrën e administrimit të punimeve parlamentare.

Në fjalën e tij, Noka e akuzoi Peleshi për njëanshmëri dhe për sjellje militante në drejtimin e seancave.

Noka paralajmëroi Peleshin, duke i thënë: “Do të ikni edhe ju me turp si të tjerët. Ndaj, mos bëj suflerin!”

Flamur Noka: Në dy seancat e kaluara ju keni spikatur si një militant i zellshëm dhe si një ushtar. Nuk mund të jeni ju sufler, jeni aty për të administruar seancën. DO ikni edhe ju me turp si të tjerët, ndaj mos bëj suflerin.


Video