Protesta e opozitës, Berisha thirrje qytetarëve: 22 marsi është betejë për Evropën

16 March 2026, 11:11Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Protesta e opozitës, Berisha thirrje qytetarëve: 22 marsi
Sali Berisha

Kryetari i PD-së, Sali Berisha iu bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që të marrin pjesë në protestën e 22 marsit. Ai tha se do të jetë kryengritja më e madhe paqësore që ka njohur vendi.

“22 marsi është ditë frymëzimi për Shqiptarët, dita kur de-facto u rrëzua diktatura më e egër. 22 marsi është dita kur shqiptarët ftohen në kryengritjen më të madhe paqësore që ka njohur Tirana dhe Shqipëria.

Çdo qytetari i them, fati i Shqipërisë, është sot më shumë se kurrë në duart e qytetarëve. Për aq sa është fat integrimi i Shqipërisë në BE,. 22 marsi është betejë për Evropën, rrugën europiane. Kundër një njeriu që për të mbrojtur vjedhjen e tij ia mbylli dyert shqiptarëve. Këto dyer nuk mund t’i hapë asnjë institucion, tjetër përveç qytetarëve shqiptarë që duhet të ngrihen në betejë.”, tha ai.


Video