Protesta e Berishës/ Rama: Dje zhgarravinat e revolucionit, sot dushi i regjimit

12 February 2023, 17:52Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Protesta e Berishës/ Rama: Dje zhgarravinat e revolucionit, sot dushi i

Kryeministri Rama me anë të postimi nën Twitter ka ironizuar protestën e djeshme të demokratëve, gjatë së cilës u zhgarravitën shkallët dhe muri i kryeministrisë. 

Teksa është kthyer në gjendjen e mëparshme të pastër nga zhgarravinat dhe njollat me bojë. Rama ka publikuar videon ku shkruan se dje ambienti ishte i mbuluar nga zhgarravinat e revolucionit ndërsa sot është i pastër nga dushi i regjimit, ndërsa thotë se java në vijim do të nisë me punë të mira.

Kështu e ironizon gjithçka organizoi ish kryeministri një ditë më parë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku theksonte se ishte nisja e një revolucioni demokratik për rrëzimin e Edi Ramës dhe qeverisë së tij.


Video