Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, ka komentuar me doza ironie protestën e sotme të opozitës.
Duke publikuar disa foto në Twitter, Gjiknuri shkruan:
"Revolucioni" Berisha-Meta siç nisi i dëshpëruar nga bulevardi, u shfry si tullumbace në oborrin e Partisë Socialiste!
"Revolucioni" Berisha-Meta siç nisi i dëshpëruar nga bulevardi, u shfry si tullumbace në oborrin e Partisë Socialiste! pic.twitter.com/wcVcjSigsL
— Damian Gjiknuri (@DGjiknuri) February 11, 2023
Opozita protestoi sot kundër qeverisë Rama. Protesta e thirrur dhe organizuar nga PD kishte si shkak çështjen “McGonigal” dhe u kërkua dorëheqja e Kryeministrit Edi Rama. Protesta zgjati rreth dy orë.
Protesta u zhvillua në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe më pas Berisha së bashku me protestuesit marshoi drejt Parlamentit, Ministrisë së Brendshme, Bashkisë së Tiranës dhe selisë së Partisë Socialiste. Ministrit Çuçi dhe kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj u kërkoi dorëheqjen, ndërsa në selinë rozë u bëri thirrje socialistëve.
“Merreni këtë ardhje te selia juaj, mereni si mesazh për ju dhe si armë denoncimi të këtyre që vendin e kanë në burg“, tha kryedemokrati.
“Ju siguroj se aq sa kanë ata respekt për lirinë dhe votën e tjetrit aq ka dhe Berisha respekt për ta. Kjo ndërtesë është shndërruar në simbol të së keqes, prej Edi Ramës i cili me ldihjet e tij me krimin ka përzënë nga vendi që nga 2014-a, mijëra qytetarë të të gjitha bindjeve. Erdha t’ju them se në piramidën e krimit e të drogës nuk është i vetëm, e kam denoncuar dhe do vazhdoj ta bëj.
Këta s’mbrojnë interesat e socialistëve por të pasurimit të tyre. Merr Gjiknurin, o socialistë të ndershëm…
Të nderuar socialistë të ndershëm, nëse Alda Klosit iu gjetën 700 mijë euro, Damianit tuaj i kanë humbur 6 milionë euro. Po ku i mori ai ato?! Vendi i tij është vetëm në burg.
Jemi në betejë me ta. Po Xhaçka, më thoni pak. Ajo me skemat piramidale se s’po flas më tutje se i dini vetë. Me çfarë merite e bëri Xhaçka burrin investitor strategjik, e ëma e saj ka qenë në ndjekje penale për trafik fëmijësh. Unë ju them se këshilltari i saj Aman Josifi ka vjedhur 2.2 miliardë euro qytetarëve europianë me call-center. Sa ka marrë Olsi e Rama, atë e sqaron drejtësia europiane. Çfarë ju lidh ju o shokë socialistë me këta individë fund e krye krim. Merreni këtë ardhje te selia juaj, merreni si mesazh për ju dhe armë denoncimi të këtyre që vendin e kanë në burg”, tha Berisha para selisë së PS-së.