Berisha reagon një ditë pas protestës: Revolucioni na thërret, nesër të gjithë para Kuvendit (VIDEO)

12 February 2023, 10:57Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Berisha reagon një ditë pas protestës: Revolucioni na
Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar një ditë pas protestës para godinës së Kryeministrisë, e cila u mbyll në mënyrë paqësore me vetëm disa tymuese dhe shashka të hedhura.

Me anë të një video në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar pamjet nga protesta e djeshme dhe krahas saj shprehet se do të vijojë me protestat për të sjellë "revolucionin".

Berisha fton qytetarët që t'i bashkohen protestës së nesërme, në orën 17:00 rreth Kuvendit, ku do të mbahet seanca plenare.

“Revolucioni na fton! Nesër, 13 shkurt ora 17.00, të gjithë para parlamentit”, shkruan Berisha krahas videos.


Video